Përshkrim
Kasetofon Android 10inç – F4
Sistem Android – Ekran me prekje: Kasetofoni është i pajisur me ekran me prekje full HD, 10 inç. Lehtësisht i përdorshëm me anë të prekjes dhe me anë të komandave të timonit kur lidhet me fishë CanBus. Kasetofoni ka sistem Android, i pajisur me module të ndryshme për lehtësi navigimi dhe përdorimi. Modul Wireless, Bluetooth, GPS, etj.
Suport për kamera: Kasetofoni mundëson suport për kamera të pasme dhe të përparme. E përshtatshme për kamera OEM dhe aftermarket. Kamera e pasme hapet në mënyrë të menjëhershme sapo ju të vendosni indietron.
GPS – Wireless: Moduli GPS, mundëson pozicionim të saktë gjeografik. Kasetofoni është i përshtatshëm për përdorim të aplikacioneve të ndryshme navigimi (Google Maps, Waze, etj). Moduli wireless, mundëson lidhjen me internet, duke ju mundësuar shkarkim aplikacionesh, shikim videosh online etj.
Carplay – Android Auto: Kasetofoni suporton lidhje me telefonin tuaj smart me anë të Bluetooth ose me fishë USB. Kasetofoni mundëson kontrollim të telefonit tuaj në funksione primare për ju siç është: Përgjigjja e telefonatave, dëgjim muzike, navigim, etj. E përshtatshme për sistem iOS Apple (Carplay) dhe për Android (Android Auto).

Nuk ka ende komente.