Përshkrim
Grirëse multifunksionale me koka të ndryshme
Përdorim i thjeshtë dhe multifunksional: Kjo grirëse multifunksionale është një aksesor ideal për zonjat të cilat gatuajnë për shumë kohë në kuzhinë. Ajo është një mjet i cili do tju ndihmojë në kursimin e kohës dhe energjisë suaj gjatë kohës së gatimit, duke arritur tju ndihmojë jo vetëm në gatim, por edhe në paraqitjen e gatimeve.
Grirësja është e përshtatshme për grirje, copëtim apo thërmim të frutave, perimeve apo çdo produkti tjetër.
Dizajni i grirëses: Grirësja vjen me një dizajn të thjeshtë dhe kompakt, për të mos zënë shumë hapësirë në kuzhinën tuaj. Ka një tas mbajtës, për produktet që priten dhe vjen me 6 koka të ndryshme për prerje, grirje apo thërmim, në varësi të nevojës suaj. Tehet e prerësve janë prej çeliku inoksi, rezistent ndaj deformimit, duke i bërë ideale për përdorim të përditshëm.
Pastrimi dhe siguria: Grirësja e produkteve ka një mbrojtëse për gishtat tuaj gjatë përdorimit, duke e bërë atë të përshtatshme të përdoret edhe nga persona të cilët nuk gatuajnë shpesh. Tasi dhe kokat janë lehtësisht të pastrueshme, mjafton ti lani në ujë të rrjedhshëm pa pasur problem.

Nuk ka ende komente.