Përshkrim
Freskuese Makine (12V) me 3 Koka
Kënd i rregullueshëm: Freskuesja mundëson kënd të rregullueshëm duke ofruar përqëndrim të ajrit në drejtimin që ju nevojitet, në drejtim të shoferit, në drejtim të pasagjerit apo në drejtim të pasagjerëve pas.
Secila nga kokat e freskueses mundëson rrotullim në kënd 360° – duke ofruar komoditet dhe efikasitet përdorimi.
Punim i qetë: Freskuesja mundëson freski në interiorin e makinës tuaj, njëkohësisht duke ofruar punim të qetë pa ju shqetësuar. Me punimin e të tre freskueseve mundësohet ventilim i të gjithë kabinës së makinës tuaj duke ofruar qëndrim komod për ju në brendësi të automjetit.
Fuqi e lartë – Strukturë Rezistente: Freskuesja është e ndërtuar me material rezistent plastik ABS, duke mundësuar jetëgjatësi për freskuesen. Montimi i freskueses është mjaft i lehtë me anë të ngjitjes (ngjitës i dyanëshëm i përfshirë në paketim). Ventilatori ka dy nivele shpejtësie të përzgjedhshme me anë të çelësit të inkorporuar. Me fuqi prej 10 watt në nivelin e parë dhe 15 në nivelin e dytë freksuesja mundëson komoditet për ju dhe pasagjerët e makinës tuaj.

Nuk ka ende komente.