Përshkrim
Pajisje për krijimin e akullit (15 kg/24h)
Përdorimi: Kjo pajisje për krijimin e akullit është një pajisje ideale për këdo për ditët e nxehta të verës. Pajisja arrin të krijojë akull cdo 10-25min, kjo në varësi të trashësisë së akullit që juve kërkoni, cilësi e cila është shumë e përshtatshme për çdo bar kafe që kërkon të këtë akull vazhdimisht në banakun e tyre. Pas krijimit të akullit,nxjerrja e kubave të akullit bëhet në mënyrë automatike dhe procesi vazhdon në autonomi ciklin e krijimit të akullit, për aq kohës sa ka rezerva uji. Vëllimi i rezervuarit të akullit është 5.5L, mund të mbushet pas disa cikleve të krijimit të akullit.
Është shumë e thjeshtë dhe e lehtë që të përdoret, gjithsej ka vetëm 3 butona. Njëri është për ndezjen dhe fikjen e pajisjes, dhe 2 të tjerët janë për uljen apo ngritjen e ftohtësisë.
Dizajn kompakt, nuk zë shumë hapësirë në ambjentin tuaj pasi ka përmasa 33 x 30 x 22 cm, dhe është e lehtë për t\\\’u transportuar pasi peshon vetëm 7 kg.
Autonomia: Në total pajisja krijon 15kg akull në ditë, kjo nëse e lini atë në punë 24 orë, pasi koha e punës së pajisjes është e programueshme. Pasi arrihet koha e caktuar pajisja fiket automatikisht. Gjithashtu nëse pajisja është harruar në punë dhe rezervuari i tij mbushet me akull, sërisht ajo do të fiket automatikisht.
Nuk keni nevoj që ta lani vazhdimisht juve, pasi pajisja ofron program pastrimi automatik.
Siguria: Pajisja punon me një fuqizim 220-240V, rrjet të cilin çdo shtëpi apo biznes e ka. Proceset automatike, programimi i kohes dhe autonomia e punës e bëjnë ate të sigurt dhe ju jep juve kohë që të merreni me punët e juaja pa pasur nevoj që ta mbani mendjen tek pajisja.
Sugjerohet që të vendoset rreth 15cm (6inch) larg çdo pajisje tjetër apo muri.

Nuk ka ende komente.