Përshkrim
Flamingo imitues për fëmijë
Lodër për fëmijë: Kjo lodër me dizajn të një flamingo është një lodër ideale për fëmijë të moshave të ndryshme. Vjen me një dizajn të thjeshtë dhe kompakt ngjyrë rozë dhe ka 2 modalitete të ndryshme. Kjo lodër funksionon me bateri e cila është e rikarikueshme.
Përdorimi: Lodra ka një çelës i cili funksionon për ta ndezur dhe për ta fikur. Ka 2 butona të cilët janë nën lëkurën e lodrës, ku secila aktivizon njërin nga modalitetet. Modaliteti i parë bën që lodra të imitojë fjalët tuaja dhe ti shprehë ato, ndërsa modaliteti i dytë përdoret për të aktivizuar efekte muzike të ndryshme të cilat mund ti ndryshosh duke shtypur butonin disa herë.
Në paketim ka edhe fishën për karikimin e lodrës kur të mbarojë karikimi i baterisë.

Nuk ka ende komente.