Përshkrim
Bord lëvizje me bateri për fëmijë – Go Kart
Makinë me bateri: Ky bord lëvizjeje me bateri është një aksesor i përshtatshëm dhe argëtues për fëmijë, qofshin djem apo vajza. Kjo makinë e stilit Go Kart ofron një përvojë të ngjashme me një Hoverboard, por vjen me sedilje të rehatshme për më shumë siguri dhe stabilitet gjatë xhirove. Sugjerohet gjithmonë që përdorimi i kësaj pajisjeje të bëhet nën monitorimin e një të rrituri për të shmangur incidente të padëshiruara.
Kontroll praktik: Drejtimi i kësaj makine është i lehtë për tu përvetësuar nga të vegjlit tuaj. Për të lëvizur pajisjen majtas ose djathtas, mjafton që fëmija të shtypë lehtësisht pedalen përkatëse me këmbë. Ndërsa në rastin kur të dyja pedalet shtypen njëherësh me të njëjtën forcë, makina do të ecë drejt.
Lëvizshmëri maksimale: Kjo makinë është e pajisur me goma suportuese të cilësisë së lartë. Këto goma suportuese i mundësojnë pajisjes një rrotullim të plotë 360, duke i dhënë fëmijës liri për të manovruar në hapësira të ngushta.

Nuk ka ende komente.