Përshkrim
Boks Muzike (120W) me Mikrofon (KP-8003)
Boks Muzike Profesional: Ky boks muzike ofron një fuqi të jashtëzakonshme prej 120W, duke garantuar zë të fortë, të pastër dhe të balancuar për çdo ambient.
Me teknologjinë Surround Audio 360°, mundëson shpërndarje të tingullin në mënyrë të barabartë në të gjitha drejtimet, duke krijuar një eksperiencë dëgjimi dinamike, ideale për evente, festa apo përdorim profesional.
Përgjigja e frekuencave 40Hz – 18KHz siguron bas të thellë dhe tinguj të qartë në çdo nivel.
Teknologji Bluetooth: Boksi është i pajisur me Bluetooth V5.3, ky altoparlant siguron lidhje të menjëhershme dhe të qëndrueshme, duke e bërë të lehtë përdorimin me çdo pajisje.
Bateria e fuqishme 12.000mAh ofron orë të gjata përdorimi pa ndërprerje, ndërsa paneli i kontrollit në trupin e boksit dhe pulti komandues e bëjnë përdorimin shumë më praktik dhe komod.
Për një eksperiencë më të plotë argëtimi, pajisja vjen me mikrofon për karaoke, gjithashtu me bateri të rikarikueshme, duke e bërë ideal për festa, evente apo edhe prezantime dhe ligjërata.
Dizajn me Drita LED: Dizajni modern i boksit plotësohet me drita LED RGB, të cilat krijojnë atmosferë energjike dhe festive.
Zgjedhje perfekte për ata që kërkojnë fuqi të lartë, funksionalitet dhe argëtim maksimal në një pajisje të vetme.

Nuk ka ende komente.