Përshkrim
Lavatriçe Elektrike (3 kg) me Ekran LCD
Lavatriçe elektrike: Kjo makinë larëse është një makinë automatike e cila mund të programohet se kur ajo mund të fillojë procesin e larjes. Kjo lavatriçe mund të mbajë deri në 3 kg ngarkesë dhe mbushet nga lart. Përmasat e saj 48x48x40 cm e bëjnë kompakte dhe shumë fleksibël në vendosje, pa zënë shumë hapësirë në shtëpinë tuaj. Lavatriçja vjen në ngjyrë të bardhë, çka e bën atë lehtësisht të përshtatshme për çdo ambient. Pesha neto e makinës larëse është 20 kg, ndërsa pesha bruto është 23 kg.
Ndërtimi dhe fuqia: Makina larëse ka një tupan i cili është i ndërtuar nga materiali i çelikut-inoksit, i cili është shumë i fortë dhe rezistent gjatë përdorimit të përditshëm dhe rezistent ndaj ndryshkut. Materiali i trupit të tupanit plastike e fortë ABS. Në kapakun e sipërm ka një ekran LCD, i cili ka një xham të temperuar dhe shumë të fortë. Fuqia larëse arrin në 120W, ndërsa fuqia e centrifugës është 140W. Fuqia e ngrohësit të lavatriçes është 1200W dhe arrin të ngrohë ujin në 30-90 gradë celsius. Furnizimi me energji i lavatriçes është 220–240 V, 50 Hz. Ka një nivel zhurme gjatë larjes 62 dB dhe një nivel zhurme gjatë centrifugës 72 dB.
Funksionalitet dhe programet: Lavatriçja ofron mundësi për nisje automatike të procesit të larjes dhe mundëson shtyrje deri në 24 orë. Ka një detektor automatik për peshën me rroba të shtuara në tupan dhe ofron mundësi me bllokim elektromagnetik të kapakut. Në total ka 8 programe për larje. Larje normale, për larje rrobash të përditshme; funksioni Quick, i cili ofron larje të shpejtë të rrobave; funksionaliteti Steam, që ofron larje të rrobave me avull për dezinfektim apo për zbutjen e materialit të rrobave; programi Anti-mite, që ofron larje higjienike të rrobave kundër pluhurit; programi Underware ofron opsion për larjen e rrobave delikate tuaja; funksioni Spin ofron mundëson rrotullim të centrifugës në mënyrë të pavarur. Funksioni Baby-care përdoret për larjen e rrobave të fëmijëve tuaj, ndërsa programi Tub-spin përdoret për pastrim automatik të tupanit të makinës larëse, kur të dëshironi që ta pastroni atë.
Paketimi: Paketimi i makinës larëse mban edhe tubin furnizues me ujë dhe tubin për shkarkimin e ujërave. Gjithashtu mban edhe manualin e montimit të tij në rast se dëshironi që ta instaloni vetë atë.
Kjo lavatriçe kompakte është një makinë larëse e cila është ideale dhe e përshtatshme për apartamente të vogla apo studio. Është ideale si një makinë larëse e dedikuar vetëm për fëmijët tuaj apo si një makinë larëse e dytë në shtëpinë tuaj. Gjithashtu kjo lavatriçe është ideale për shtëpi apo apartamente me 1 ose 2 persona.

Nuk ka ende komente.