Përshkrim
Zgarë Elektrike 90cm – 1800watt (A.82613)
Përshkrimi:
Zgarë Elektrike: Aksesor i përshtatshëm për përdorim personal në ambiente të ndryshme (kryesisht ambiente shtëpie).
E përshtatshme për gatim mishi në kohë të shpejtë dhe njëkohësisht për servirje në mënyrë direkte në tavolinën e ngrënies.
Sipërfaqe Gatimi 90 x 23cm: Zgara është e pajisur me sipërfaqe gatimi me përmasa 90 x 23cm, duke ofruar gatim në kohë të shpejtë të sasive dhe llojeve të ndryshme të mishrave.
Pajisje ideale për familje apo grupe shoqërore.
Material i sipërfaqes së gatimit mundëson ngrohje uniforme dhe ka sipërfaqe jo-ngjitëse për komoditet pastrimi pas përdorimi.
Termostat i rregullueshëm: Zgara është e pajisur me termostat të rregullueshëm, me anë të së cilit kontrollohet temperatura e gatimit. 5 nivele nxehtësie lehtësisht të përzgjedhshme duke ofruar gatim të kontrolluar në varësi të llojit të ushqimit.
Portabël: Zgara ka përmasa totale prej 102 x 24 x 8cm duke llogaritur dhe dorezat. Të cilat mundësojnë zhvendosjen e zgarës direkt në tavolinën e ngrënies. Dizajni i saj praktik dhe lehtësia në pastrim e bëjnë zgjedhje të përshtatshme për përdorim të përditshëm.

Nuk ka ende komente.