Përshkrim
Set Valixhe me Vegla Pune dhe Trapan me 2 Bateri Litiumi (117PCS)
124 vegla:Kjo valixhe me 124 vegla pune është një set i kompletuar dhe shumë funksional, i projektuar për të përmbushur nevojat si të përdorimit familjar, ashtu edhe atij komercial apo profesional. Me një përzgjedhje të gjerë veglash, ky set ju mundëson të kryeni punime riparimi, montimi dhe mirëmbajtjeje në shtëpi, zyrë, punishte apo në ambiente pune të ndryshme.
Veglat vijnë me një valixhe për lehtësi në transportim:Veglat janë të organizuara në mënyrë praktike brenda një valixheje të fortë dhe rezistente, e cila ofron lehtësi transportimi dhe ruajtje të sigurt. Materialet cilësore të përdorura sigurojnë rezistencë të lartë ndaj kushteve atmosferike dhe përdorim afatgjatë, duke e bërë këtë set një investim të besueshëm për çdo përdorues.
Seti përfshin:Vegla manuale dhe elektrike, duke ju dhënë fleksibilitet maksimal për punë të ndryshme,nga riparimet e vogla shtëpiake deri te punimet më të avancuara teknike. Prania e vidiatorit me 18 nivele, baterive 12V, si dhe aksesorëve të shumtë e bën këtë valixhe një zgjidhje gjithçka në një.
Paketimi përmban:
- 2 kaçavida të mëdha, 20 cm, me majë plus dhe minus.
- 4 kaçavida të vogla, 15 cm, dy me majë plus dhe dy më majë minus.
- Sharrë dore e vogël, 20 cm.
- Elektrik dore i vogël, 8 cm.
- Izolant i zi me diametër 5 cm.
- Indikator rryme elektrike, 12-220V.
- 9 koka çelsi hexagonal me përmasa të ndryshme (5, 6, 7, 8, 9, 10, 11, 12, 13 mm).
- Brisk me tehe rezervë.
- 10 koka dadosh me maja të ndryshme.
- 8 kaçavida hexagon.
- 7 punto druri dhe betoni me madhësi të ndryshme.
- 2 pinca, 15 cm.
- Çekiç dore me madhësi 25 cm.
- Çelës papagall me madhësi 20 cm.
- Vidiator me 18 nivele të ndryshme.
- 2 bateri me tension rryme 12V 1.5Ah.
- Kuti me vida dhe flutura të madhësive të ndryshme: 3 lloje vidash me nga 10 copë (1.5cm, 2cm, 2.5cm), 3 lloje fluturash me nga 10 copë (2cm, 2.5cm, 3cm).
- Metër, 3 metra.

Nuk ka ende komente.