Përshkrim
Tendë për ambiente të jashtme me mbulesë anësore (3x3m)
Hapësirë e bollshme me strukturë rezistente: Kjo tendë për ambiente të jashtme me përmasa 3×3 metra ofron një hapësirë të gjerë dhe funksionale për aktivitete të ndryshme në natyrë. Me lartësi prej 230cm ofron komoditet dhe efikasitet përdorimi. Struktura metalike e fortë është projektuar për qëndrueshmëri afatgjatë, duke ofruar rezistencë të lartë ndaj gërryerjes dhe ndryshkut. Falë konstruksionit të saj të qëndrueshëm, tenda garanton siguri dhe stabilitet edhe gjatë përdorimit të shpeshtë.
Mbulim i plotë & material rezistent: Tenda është e pajisur me mbulesa anësore me pjesë të tejdukshme dhe sistem praktik me zinxhir, kjo tendë mund të mbyllet plotësisht për mbrojtje maksimale. Materiali rezistent prej poliesteri siguron mbrojtje efikase ndaj rrezeve të diellit, erës dhe shiut, duke krijuar një ambient komod dhe të mbrojtur në çdo kusht atmosferik. Pjesët transparente mundësojnë depërtimin e dritës natyrale pa humbur privatësinë dhe mbrojtjen.
Montim i lehtë: Mekanizmi firzamonik mundëson hapje dhe mbyllje të shpejtë, ndërsa instalimi realizohet lehtësisht nga 2-3 persona. Falë dizajnit praktik dhe fleksibilitetit të lartë, kjo tendë është ideale për piknikë, plazh, garazh të përkohshëm për makinë, stenda ekspozimi, tregtarë ambulantë, festa familjare, panaire dhe evente të ndryshme. Një zgjidhje e gjithanshme që kombinon funksionalitetin, komoditetin dhe mbrojtjen në çdo ambient të jashtëm

Nuk ka ende komente.