Përshkrim
Tabelë kujdes rrëshqet (60.5×29.5cm)
Përdorim për mjedise të ndryshme: Kjo tabelë sinjalizimi është e krijuar për të paralajmëruar njerëzit për të treguar kujdes pasi dyshemeja është e lagur dhe ka rrezik për të rrëshqitur. Ajo është e përshtatshme për ambiente ku ka lëvizje të mëdha njerëzish dhe duhen paralajmëruar për të bërë kujdes. Është ideale dhe e përshtatshme për Qendra Tregtare, Spitale, Muzeume, Porte & Aeroporte, apo çdo ambient i cili ka lëvizshmëri të madhe njerëzish gjatë ditës.
Material rezistent dhe dizajn i thjeshtë: E ndërtuar nga materiali PVC, tabela është rezistente për përdorim të përditshëm në ambiente të ndryshme. Me përmasa 60.5 x 29.5cm, dizajni i tabelës është kompakt dhe nuk zë shumë hapësirë gjatë përdorimit të tij. Është lehtësisht e palosshme, dhe vjen me një dorezë që mund ta mbash në dorë për ta bërë transportin e saj më të thjeshtë dhe të lehtë.
Tabela e sinjalizimit vjen me një ngjyrë të verdhë të fortë, ngjyrë e cila tërheq lehtësisht vëmendjen e njerëzve për ti bërë ata që të lexojnë tabelën dhe të tregojnë kujdes gjatë ecjes në ambient.

Nuk ka ende komente.