Përshkrim
Stacion Karikimi per Makina Elektrike DC 160kW (GB/T)
Stacion karikimi DC për fuqizimin e makinave të ndryshme elektrike.
Mundëson fuqizim në kohë të shpejtë dhe në mënyrë të sigurt për ju dhe makinën tuaj.
Mundëson fuqizim me fuqi maksimale prej 160kW.
Ideal për përdorim në ambiente të hapura për të mundësuar shërbim për klientë apo për flotën tuaj të automjeteve elektrike.
Pajisur me dy pistoleta GB/T, mundëson fuqizimin e dy automjeteve njëkohësisht.
Secila ka gjatësi kabulli prej 5 metrash, i cili mundëson komoditet përdorimi edhe në rastin kur makina nuk është e pozicionuar si duhet në prani të karikueses.
Furnizimi i energjisë elektrike mundësohet nga linja trefazore 400-480VAC, e cila mundëson stabilitet dhe efikasitet të lartë gjatë karikimit të makinës tuaj.
Monitor LCD 7inç: Karikuesja është e pajisur me monitor LCD me madhësi prej 7 inç. Monitori shfaq informacione të dobishme gjatë përdorimit (informacione si: pistoleta në përdorim, koha e përdorimit, energjia e konsumuar, kapaciteti i energjisë që po transferohet në makinë nga secila pistoletë).
Lehtësi përdorimi: Stacioni i karikimit është lehtësisht i përdorshëm, mjafton të aktivizoni karikuesen me anë të kartës së aksesit, të përzgjidhni pistoletën dhe ta vendosni në makinën tuaj për të nisur procesin e karikimit.
Shërbim i mundësuar edhe nga vetëm një individ i vetëm,
Dizajn kompakt: Stacioni i karikimit është i ndërtuar me material rezistent metalik. Me përmasa kompakte prej 160 x 74 x 58.2cm nuk zë shumë hapësirë, Sugjerohet të montohet në tokë dhe lidhja elektrike sugjerohet të bëhet nga një elektriçist.

Nuk ka ende komente.