Përshkrim
Skaf profesional (420cm) me fibër xhami për 7 persona
Strukturë Rezistente: Skafi RIB420 është projektuar për të ofruar qëndrueshmëri, siguri dhe performancë në lundrim, i klasifikuar në kategorinë C. Pjesa e poshtme është e ndërtuar me fibër xhami rezistente, ndërsa pjesët anësore përbëhen nga dhoma ajri prej materiali PVC me trashësi 47cm, të cilat rrisin stabilitetin dhe lundrueshmërinë. Modeli është i pajisur gjithashtu me tendë me strukturë prej aliazhi alumini dhe copë Oxford, duke siguruar mbrojtje dhe rezistencë ndaj kushteve atmosferike. Skafi është i përshtatshëm për përdorim në det dhe liqen.
Kapacitet Efikas: RIB420 ofron hapësirë të dedikuar për deri në 7 persona (6 pasagjerë + 1 drejtues), me ulëse komode dhe timon manual të integruar në bord për drejtim praktik dhe të sigurt. Skafi suporton një ngarkesë totale deri në 900 kg, duke përfshirë peshën e personave, bagazheve dhe motorit. Gjithashtu, është i përshtatshëm për instalimin e motorëve me fuqi deri në 40hp, duke garantuar lundrim efikas dhe manovrim të lehtë, duke e bërë të përshtatshëm për gjiro, guida turistike, apo udhëtime të ndryshme.
Përmasa Kompakte: Me gjatësi totale 420cm dhe gjerësi 195cm, skafi ofron një hapësirë të brendshme prej 290cm në gjatësi dhe 100cm në gjerësi, duke siguruar komoditet për pasagjerët. Lartësia arrin 2.3 metra me tendë dhe 95cm pa tendë, ndërsa lartësia e brendshme prej 45cm mundëson përdorim praktik gjatë lundrimit. Përmasat kompakte dhe konstruksioni i qëndrueshëm e bëjnë RIB420 një zgjidhje të përshtatshme për patrullim, transport, aktivitete turistike dhe përdorime të tjera profesionale në ujë.

Nuk ka ende komente.