Përshkrim
Siren e Jashtme me Korent per Sistem Alarmi dhe Drite Pulsimi JL100A 433MHz
Sirenë e Jashtme Wireless: Projektuar për të punuar vetëm në bashkëpunim me një sistem alarmi shtëpie (nuk funksionon e pavarur).Në rast alarmi sistemi aktivizon sirenën e cila lëshon një tingull shumë të fortë 120dB dhe ndez dritën pulsuese për të trembur ndërhyrësit dhe për të sinjalizuar rrezik.
Siguria: E ndërtuar me teknologji të avancuar kontrolli RF,sirena ofron saktësi dhe besueshmëri të lartë.E përshtatshme për përdorim në shtëpi,dyqane,magazina,zyra dhe ambiente të tjera.
Mbështet alarm për: Ndërhyrje (Burglarproof),Zjarr,Rrjedhje gazi / LPG,Emergjencë (SOS)
Udhëzime për Lidhje (Pairing) me Sistem Alarmi:
- Futeni sirenën në një prizë standarde 110V ose 220V.
- Ktheni sirenën nga mbrapa dhe shtypni shkurt butonin “SET” do të ndizen të katër LED-et.
- Sirena hyn në modalitetin e çiftimit dhe pret sinjal nga sistemi i alarmit.
- Nga paneli i alarmit, dërgoni sinjalin wireless (referojuni manualit të sistemit të alarmit).
- Kur sirena lëshon një bip, çiftimi ka përfunduar me sukses.
- Shtypni shkurt përsëri SET do të dëgjohet një bip i gjatë dhe LED-et do të fiken (dalje nga modaliteti i çiftimit).
Shënim: Nëse sirena lëshon 4 bip-e, çiftimi ka dështuar për një nga arsyet:
- Sirena është çiftuar më parë me këtë sistem
- Sistemi ka arritur limitin maksimal (deri në 10 sirena wireless)
Fshirja e Çiftimeve (Reset):
- Futeni sirenën në prizë.
- Shtypni shkurt SET të gjitha LED-et ndizen.
- Mbani shtypur SET derisa të dëgjoni një bip.
- Të gjitha çiftimet e mëparshme fshihen.

Nuk ka ende komente.