Përshkrim
Shatërvan me panel diellor për ambjente të jashtme
Dizajni i shatërvanit: Shatërvani vjen me një formë rrumbullake me diametër 16cm, tepër i vogël dhe kompakt, i pa dallueshëm nën ujë. I përbërë nga materiali plastik PP, ai është shumë rezistent ndaj kushteve të ndryshme atmosferike dhe mjaft i fortë.
Përdorim shumë i lehtë: Paneli diellor i shatërvanit prodhon tension 7V dhe fuqi 1.4W, fuqi e mjaftueshme për të ngritur ujin deri në 70cm lartësi me pompën e saj e cila përdor fuqi 0.85W, ndërsa tensioni i prodhuar nga paneli tregon se s’ka rrezik pasi është shumë i ulët.
Pompa e shatërvanit funksionon vetëm gjatë ditës, dhe lartësia e hedhjes së ujit varet nga fortësia e rrezeve të diellit. Nëse dielli mbulohet nga retë, pompa fiket, dhe rindizet automatikisht 3 sekonda pasi paneli bie në kontakt me rrezet e diellit.
Puna e shatërvanit është jashtzakonisht shumë e lartë, pasi vetëm me një pompë me fuqi shumë të ulët arrin që të punoj gjatë gjithë kohës, duke përdorur vetëm rrezet e diellit. Fluksi total i rrjedhës është 150L / orë dhe jetëgjatësia është mbi 10.000 orë pune.
Me këtë produkt do t’i shtoni një pamje të bukur ambjentit tuaj për një kohë relativisht të gjatë, pa shpenzuar kohë apo mundim për ta mirmbajtur.

Nuk ka ende komente.