Përshkrim
Set tastierë dhe maus Gaming me fishë USB (M-300)
Lidhje Direkte: Seti i tastierës dhe mausit është i pajisur me fishat përkatëse USB.
Instalohen në mënyrë të menjëhershme (Plug & Play), pa nevojën e programeve shtesë apo konfigurimevee në kompjuter.
Fisha USB-A e secilës ofron lidhje të qëndrueshme pa interferenca dhe me reagim të shpejtë gjatë përdorimit.
Transmetimi i menjëhershëm i komandave ofron komoditet, luajtje lojrash dhe përdorim efikas programesh dizajni.
Ndriçim RGB: Tastiera dhe Mausi janë të pajisur me drita LED RGB të inkorporuara në trup, të ciat ofrojnë atmosferë dinamike dhe stil unik gjatë përdorimit, sidomos në ambiente me nivel ndriçimi të ulët.
Dizajn Ergonomik: Tastiera dhe mausi janë të dizejnuara në formë ergonomike, formë e cila ofron reduktim të lodhjes së duarve gjatë përdorimit me orë të tëra dhe rehati në cdo moment.
Seti është ideal për: Gaming, Përdorim në zyrë, Punë dhe për Studim.
Material rezistent: Tastiera është e ndërtuar me plastikë cilësore dhe të qëndrueshme.
Material i cili garanton përdorim afatgjatë.
Sipërfaqja kundër rrëshqitjes e tastierës siguron stabilitet të plotë gjatë lojës dhe gjatë punës.
Tasta për kontroll audio: Tastiera përfshin butona të dedikuar për kontrollin e volumit dhe funksioneve audio, duke ju lejuar akses të shpejtë dhe praktik gjatë lojës ose dëgjimit të muzikës.
Gjithashtu me anë të tastit Fn, mundëson dhe kontrolle të tjera.

Nuk ka ende komente.