Përshkrim
Set Pilates Profesional 9 në 1
Set pilates: Seti Pilates 9 në 1 është zgjedhja ideale për çdo person që dëshiron të ushtrojë në shtëpi në mënyrë komode dhe efektive. Ky komplet multifunksional ju ndihmon të tonifikoni trupin, të përmirësoni fleksibilitetin dhe të forconi muskujt pa pasur nevojë për pajisje të mëdha fitnesi. Falë aksesorëve të ndryshëm që përfshin, mund të realizoni ushtrime të shumta për barkun, krahët, këmbët dhe shpinën në çdo moment të ditës.
9 pjesë për stervitje të plotë: Kompleti përmban 9 pjesë praktike dhe të domosdoshme për stërvitje të plotë: unazë Pilates, top Pilates, shirita rezistence me 5 nivele force, shirit elastik për ushtrime, llastik rezistent në formë 8 , çorape yoga kundër rrëshqitjes, korigjues posture për qafën, rrip stretching dhe çantë për transport. Kombinimi i këtyre aksesorëve ju lejon të zhvilloni ushtrime të ndryshme si Pilates, stretching, yoga dhe ushtrime force, duke e bërë setin të përshtatshëm si për fillestare ashtu edhe për përdorues më të avancuara.
Dizajn ergonomik: Materialet cilësore dhe dizajni ergonomik ofrojnë rehati dhe siguri gjatë përdorimit. Shirita rezistence dhe çorapet yoga janë të dizajnuara kundër rrëshqitjes për stabilitet më të mirë gjatë ushtrimeve. Falë çantës praktike, të gjitha pajisjet mund të organizohen dhe transportohen lehtësisht, duke e bërë këtë set perfekt për përdorim në shtëpi, palestër, studio yoga apo edhe gjatë udhëtimeve.

Nuk ka ende komente.