Përshkrim
Set me dy ndriçuesa me panel diellor për oborr me 10 LED
Ndriçues Dekorues: Ndriçuesi dekorativ me panel diellor është zgjidhja ideale për të krijuar një atmosferë të këndshme në oborr, kopsht, përgjatë shtigjeve apo në çdo ambient të jashtëm. I pajisur me 10 drita LED , ofron ndriçim dekorativ me ngjyrë të bardhë që zbukurojnë hapësirën gjatë orëve të natës. Secila dritë është e pajisur me degë fleksibël e cila lëviz në bazë të erës për të mundësuar pamje dekorative.
Panel Diellor & Bateri e rikarikueshme: Falë panelit diellor të integruar dhe baterive të rikarikueshme, ndriçuesi karikohet gjatë ditës duke shfrytëzuar energjinë e diellit. Paneli shërben gjithashtu si detektor errësire, duke mundësuar ndezjen automatike në mbrëmje dhe fikjen gjatë ditës, pa pasur nevojë për ndërhyrje manuale.
Montim i lehtë – Material Rezistent: I ndërtuar me materiale rezistente ndaj kushteve atmosferike, ky ndriçues është i përshtatshëm për përdorim afatgjatë në ambiente të jashtme. Montimi është i shpejtë dhe i lehtë falë sistemit me ngulje në tokë, pa nevojë për kabllo apo instalime të komplikuara. Seti i ndriçuesve është i përshtatshëm për përdorim në rrugica, trotuare, oborr, etj.

Nuk ka ende komente.