Përshkrim
Set me 2 Fenelina me Lupa për Motorr ATV dhe Makinë
Set me 2 fenelina: Ky set i përbërë nga 2 fenelina për motocikleta ATV, vjen me 2 ngjyra, të bardhë dhe të verdhë, si dhe kombinimin e të dyjave. Fenelinat kanë lupa zmadhimi për të rritur fuqinë e dritës, për një eksperiencë më të mirë në errësirë apo në mjegull. Punon me fuqi 65W dhe përdor tension 9-280V, duke e bërë të përshtatshme për motocikleta të ndryshme. Fenelinat kanë temperaturë pune 6000K / 3000K dhe ofrojnë 70% kursim energjie dhe 50% më shumë dritë në krahasim me fenelinat e tjera.
Funksionalitete të ndryshme: Seti i fenelinave mundëson ndriçim të fuqishëm LED, në ngjyrë të verdhë si drita të shkurtra dhe në ngjyrë të bardhë si drita të gjata. Modalitete të ndryshme ndriçimi, dritë e verdhë (55W secila), e bardhë (55W), e bardhë dhe e verdhë (60W), blic i ngadaltë (36W) dhe blic i shpejtë (30Watt, fikje ndezje, për dallueshmëri në distancë). Gjithashtu fenelinat në pjesën anësore janë të pajisura me LED DRL në ngjyrë portokalli (US style, me fuqi 20Watt), të cilat shërbejnë si sinjal (majtas. djathtas apo bllokazh) kur lidhen siç duhet. (Instalimi i fenelinave sugjerohet të bëhet nga një elektroauto me eksperiencë).
Jetëgjatësia dhe siguria: Fenelinat kanë një jetëgjatësi deri në 50000 orë pune. Ka një strukturë të përbërë prej aliazhit të aluminit, i cili është i fortë dhe tepër rezistent ndaj kushteve të ndryshme atmosferike. Fenelinat janë të mbrojtura nga uji dhe pluhuri, duke ofruar siguri për përdorim të përditshëm. Fenelinat janë të përshtatshme për përdorim në temperatura nga -40gradë celcius deri në 85 gradë celcius.
Përmasat dhe dizajni: Përmasat e secilës fenelinë janë: gjatësia 28mm, lartësi 448mm dhe diametër 52mm. Ka një dizajn të thjeshtë dhe kompakt, që i përshtatet çdo lloji motociklete. Ka një komandues i cili montohet shumë lehtë dhe shpejt në timon. Komanduesi ka 2 butona, të cilët kanë për funksion për të ndezur dritat dhe tjetri për ndryshuar ngjyrën e dritës, nga e bardhë në të verdhë ose në modalitetin që mund të përdorësh kombinimin e të dyja ngjyrave.

Nuk ka ende komente.