Përshkrim
Set llamba LED (XS-280)
Përshkrimi:
Set Llambash LED: Aksesor zëvendësues për modele të ndryshme automjetesh.
Zëvendësuese për llambat e shkurtra, të gjata apo të mjergullës, të cilat janë halogjene apo të dëmtuara.
Në varësi të fenerit të automjetit tuaj llambat shërbejnë, si zëvendësuese direkte për drita të gjata, të shkurtra apo mjergulle.
(Për disa modele fenerësh, nevojitet adaptor për montimin e llambave.)
Ndriçim i fuqishëm: Seti i llambave LED është i pajisur me çip të fuqishëm LED.
Secila llambë mundëson dalje të fuqishme drite me dy modalitete.
Modaliteti i parë mundëson dalje drite me fuqi 165 watt (për secilën llambë).
Drita dalëse është në ngjyrë të bardhë – 6000K.
Modul CanBus: Secila llambë LED është e pajisur me modul CanBus.
Moduli mundëson funksionimin normal të llambës dhe parandalimn e shfaqjes së errorit në kroskotin e makinës tuaj.
Jetëgjatësi: Secila nga llambat është e ndërtuar me material rezistent aliazh alumini dhe tuba bakri.
Materiale të cilët mundësojnë rezistencë ndaj tronditjeve dhe rezistencë ndaj temperaturave të larta.
Materiali bakër & aliazh alumini – mundëson shpërndarje të njëtrajtshme të temperaturës.
Secila është e pajisur me ventilator (turbo) i cili ndizet në të njëjtën kohë me LED-in.
Ventilatori mundëson ftohje të forcuar për trupin e LED-it.
Instalimi:
Për instalimin e llambave LED mund tju nevojitet adaptor.
Në varësi të modelit të makinës ndryshon dhe instalimi i llambave.
(H7)
- Sigurohuni që makina të jetë e fikur.
- Hiqni kapakun mbrojtës të fenerave.
- Hiqni fuqizuesin e dritës.
- Hiqni dritën e vjetër halogjene (apo të dëmtuar).
- Hiqni kapsen nga drita LED.
- Montoni kapsen në vendin e llambës.
- Vendosni dritën LED me kujdes pa prekur LED-in.
- Sigurohuni ta vendosni në pozicionin e duhur (panelet LED të jenë të pozicionuara majtas-djathtas.)
- Montoni fishat fuqizuese.
- Testoni llambat (ndizini).
- Vendosni kapakun mbrojtës.
Sugjerohet të bëni një vrimë për shtim ajrosje.

Nuk ka ende komente.