Përshkrim
Set llamba LED H4 (M8 PRO)
Llamba LED H4: Aksesor zëvendësues për modele të ndryshme automjetesh. Llamba LED mundëson dalje drite të fuqishme në ngjyrë të bardhë. Modeli H4 – mundëson drita të shkurtra dhe drita të gjata në një llambë.
Plug & Play: LED-i është lehtësisht i instalueshëm. Për modele të ndryshme automjetesh Plug & Play. Me anë të modulit të inkorporuar CanBus, parandalon shfaqjen e error-eve në kroskot.
Jetëgjatësi: LED-i është i ndërtuar me material rezistent aliazh alumin dhe tuba bakri. Materiale të cilët mundësojnë përthithjen e nxehtësisë dhe shpërndarjen e saj. Njëkohësisht mundësojnë rezistencë të theksuar ndaj tronditjeve. Ventilatori i inkorporuar mundëson ftohjen e forcuar të trupit të LED-it.
Instalim i lehtë:
Seti i llambave LED është lehtësisht i montueshëm, përshtaten me modele të shumta automjetesh. Plug & Play për shumicën e automjeteve.
Dritat mund ti instaloni vetë, por për efikasitet sugjerohet instalimi në një servis nga një elektroauto.
(H4)
- Sigurohuni që makina të jetë e fikur.
- Hiqni kapakun mbrojtës të fenerave.
- Hiqni fuqizuesin e llambës.
- Hiqni llambën e vjetër halogjene.
- Hiqni kapsen nga llamba LED.
- Montoni kapsen në vendin e llambës.
- Vendosni llambën LED me kujdes pa prekur LED-in.
- Testoni dritat.
- Vendosni kapakun mbrojtës.
Sugjerohet që kapakut ti bëni një vrimë për shtim ajrosje.

Nuk ka ende komente.