Përshkrim
Set kriket (12pcs)
Set praktik për përdorim personal: Ky set kriketi është një set mjetesh i përshtatshëm për punime të ndryshme mekanike dhe mirëmbajtje në shtëpi, garazh apo ambiente pune. I pajisur me 12 pjesë të ndryshme, ky set ju ofron mjetet bazë të nevojshme për lirimin dhe shtrëngimin e bulonave me madhësi të ndryshme.
Material rezistent: Seti është i ndërtuar nga material krom vanadium (CR-V), i cili njihet për rezistencën dhe qëndrueshmërinë e tij gjatë përdorimit. Materiali i fortë ndihmon në përballimin e ngarkesave të ndryshme gjatë punës, duke e bërë setin të përshtatshëm për përdorim të vazhdueshëm. Kriketi është i pajisur gjithashtu me dorezë silikoni, për një kapje më të rehatshme dhe kontroll më të mirë gjatë përdorimit.
Përdorim i lehtë: Seti përfshin një kriket, një zgjatues dhe 10 koka të ndryshueshme me përmasa të ndryshme: 8 – 10 – 12 – 13 – 14 – 15 – 17 – 19 – 21 dhe 24mm. Kokat mund të ndërrohen lehtësisht sipas nevojës, duke ju mundësuar të punoni me lloje të ndryshme bulonash në mënyrë praktike dhe efikase.
Transport i thjeshtë: Të gjitha pjesët vijnë të vendosura në një organizues plastik, i cili ndihmon në ruajtjen e tyre të rregullt dhe i mbron gjatë magazinimit ose transportit. Përmasat kompakte e bëjnë këtë set të lehtë për tu mbajtur dhe gjithmonë gati për përdorim.

Nuk ka ende komente.