Përshkrim
Set gaming – Tastierë & Maus (A-1020)
Përshkrimi:
Set Gaming: Tastierë dhe Mouse të përshtatshme për përdorim personal.
Seti është i përshtatshëm për lojra të ndryshme kompjuterike.
Mausi mundëson kontroll preciz, duke mundësuar
Dizajn Ergonomik: Tastiera dhe mausi kanë dizajn ergonomik, të përshtatshme për përdorim edhe me orë të tëra, pa iu lodhur apo dëmtuar duart.
Tastiera është e pajisur me shtresë kundër rrëshqitjes në pjesën e poshtme dhe me rezistencë ndaj ujit në pjesën e sipërme.
Tastiera është e plotë, çka mundëson komoditet përdorimi përveç lojrave edhe për përdorime të tjera.
Ndjeshmëri e rregullueshme: Mausi është i pajisur me buton për të mundësuar përzgjedhjen e nivelit të ndjeshmërisë.
Me anë të butonit në pjesën qendrore, ju keni mundësinë e përzgjedhjes së nivelit të ndjeshmërisë, 800 – 1200 – 1600DPi, sipas nevojës (në bazë të asaj çfarë po bëni në kompjuterin tuaj)
Drita LED: Tastiera dhe mausi janë të pajisur me drita LED me ngjyra të ndryshueshme.
Tastiera në dallim nga mausi, mundëson ndryshimin e modalitetit të ndriçimit (statik, pulsim i ngadaltë), gjithashtu me anë të tastierës mundësohet rregullimi i nivelit të ndriçimit.
USB (2.0): Tastiera dhe mausi janë Plug & Play, mjafton të vendosni fishën USB të mausit dhe tastierës në një nga portat e kompjuterit tuaj.
Kompjuteri njeh tastierën dhe mausin në mënyrë automatike.
Seti funksionon me sisteme të ndryshme operimi (Windows, Mac, linux, etj.)

Nuk ka ende komente.