Përshkrim
Robot për pastrim xhamash 80watt
Robot për Pastrim Xhamash: Aksesor i përshtatshëm për pastrim efikas të vetratave të xhamave. Roboti mundëson pastrim efikas të xhamit si në të thatë po ashtu edhe në të njomë (me solucion). I pajisur me pompë vakumi të fuqishme dhe me dy copa mikrofibër rrethore për pastrim efikas të sipërfaqes vertikale të xhamit.
Funksione të ndryshme: Roboti është i pajisur me pult komandimi, për të mundësuar kontroll në distancë. Roboti i pastrimit të xhamave mundëson pastrim efikas të sipërfaqes së xhamit, me anë të pompës së vakumit me fuqi thithje prej 2800Pa, mundëson lëvizje në sipërfaqen vertikale të xhamit të biznesit apo shtëpisë tuaj. Copat mikrofibër janë lehtësisht të heqshme, të pastrueshme dhe të zëvendësueshme (në paketim përfshihet dhe një set rezervë).
Inteligjent: Roboti është i pajisur me inteligjencë artificiale, me anë të së cilës mundëson dallimin e parmakëve, planifikon lëvizjen dhe automatikisht pastron të gjthë xhamin. Robotin mund ta kontrolloni edhe manualisht për ta orientuar në një pikë (aty ku ju nevojitet) me anë të pultit të komandimit.
Larje në të thatë dhe larje me solucion: Roboti mundëson pastrim efikas të sipërfaqes së xhamit si në të thatë ashtu edhe në të njomë. Sugjerohet që nëse xhami juaj është me pluhur dhe roboti po pastron me modalitetin dry cleaning te mos spruconi ujë që të shmangni papastërtitë. Përpara se të aktivizoni modalitetin e pastrimit me solucion sigurouni që kontenitori të mos jetë i mbushur mbi 80% të kapacitetit, për të evituar rëniet aksidentale nga pesha e tepërt. Sprucimi me solucion bëhet në mënyrë automatike, duke ofruar pastrim efikas të sipërfaqes.

Nuk ka ende komente.