Përshkrim
Printer termik X9 me bateri
Përshkrimi:
Printer Termik: Aksesor teknologjik i përshtatshëm për përdorim personal.
Mundëson printimin e informacioneve apo fotove të ndryshme bardh e zi, në kohë të shpejtë.
Printeri është i përshtatshëm për printim të informacioneve të ndryshme në dokumente PDF, Word, Imazhe si dhe faqe interneti (website).
Portabël: Printeri ka dizajn minimalist, me peshë të vogël trupore çka mundëson komoditet përdorimi dhe transportimi.
E pajisur me bateri të rikarikueshme, mundëson përdorim kudo dhe kurdo, mjafton të ketë bateri si dhe letër.
Aplikacion: Printeri mundëson printimin e dokumenteve të ndryshme me anë të përdorimit të aplikacionit përkatës.
Me anë të aplikacionit iPrint, ju keni mundësinë e përzgjedhjes si dhe manipulimit të informacionit që doni të printoni.
Përdorimi:
- Fuqizoni printerin.
- Shkarkoni aplikacionin (iPrint).
- Ndizni printerin (duke mbajtur shtypur butonin në pjesën e sipërme për 3sekonda.
- Lidhuni me printerin me anë të bluetooth (X9…)
- Përzgjidhni formatin e dokumentit që doni të printoni ose kërkoni faqen e internetit.
- Pasi të përfundojë printimi, mjafton të tërhiqni letrën me kujdes nga vetja për të mundësuar prerjen preçize.
- Shtypni butonat në pjesën anësore për të mundësuar zëvendësimin e letrës.

Nuk ka ende komente.