Përshkrim
Platformë lundruese multifunksionale (230x210x36cm)
Aksesor multifunksional: Kjo platformë lundruese është projektuar për tju përshtatur një game të gjerë aktivitetesh në ujë. Mund të përdoret për lundrim, peshkim, ushtrime të ndryshme ujore, si mol lundrues apo për aktivitete rekreative, duke ofruar stabilitet dhe komoditet në çdo përdorim. Me bazë platforme prej 180 x 150cm, ofron hapësirë të mjaftueshme për aksesorë të ndryshëm dhe për 4 persona të rritur.
Strukturë Rezistente: E prodhuar me strukturë rezistente PVC, platforma garanton jetëgjatësi dhe performancë të lartë edhe në përdorim të shpeshtë. Valvulat e dyfishta ofrojnë siguri të shtuar gjatë fryrjes dhe përdorimit, ndërsa unazat metalike të vendosura në katër skajet anësore mundësojnë fiksim të qëndrueshëm. Gjithashtu, platforma është e pajisur me vend të dedikuar për montimin e motorrit, duke zgjeruar mundësitë e përdorimit sipas nevojës.
Dizajn Kompakt (praktik): Me përmasa kompakte prej 230 × 210 × 36cm, platforma është e lehtë për t’u manovruar dhe transportuar. Dorezat e integruara në pjesët anësore mundësojnë kapje dhe lëvizje të rehatshme, ndërsa çanta e transportit e bën ruajtjen dhe mbajtjen edhe më praktike. Paketa përfshin gjithashtu pompën e fryrjes, duke e bërë platformën gati për përdorim në një kohë të shkurtër.

Nuk ka ende komente.