Përshkrim
Pistoletë Uji me Dalje të Ndryshme dhe Depozitë Solucioni
Përdorim gjithpërfshirës: Kjo pistoletë uji është ideale për vaditje dhe punë të ndryshme pastrimi në shtëpi, kopsht dhe ambiente të jashtme. Falë daljeve të ndryshme të ujit, mund ta përdorni sipas nevojës për ujitjen e bimëve, larjen e makinës, oborreve, korridoreve dhe sipërfaqeve të tjera.
Depozitë për solucion pastrimi: Pajisja përmban një depozitë praktike ku mund të vendosni solucion pastrimi gjatë larjes. Kjo e bën më të lehtë përdorimin për pastrime të ndryshme, pa pasur nevojë për pajisje shtesë. Pistoleta është ideale për lavazhet e makinave.
Dizajni dhe struktura: E prodhuar nga materiali ABS, kjo pistoletë uji është e lehtë dhe e përshtatshme për përdorim të përditshëm. Përmasat 22 x 19 cm dhe pesha 300 g e bëjnë të rehatshme për t\\\\\\\’u mbajtur, ndërsa instalimi dhe lidhja me zorrën e ujit bëhen shpejt dhe pa vështirësi.

Nuk ka ende komente.