Përshkrim
Peshore Elektronike 150kg për Dyqane
Peshore Elektronike: Aksesor i përshtatshëm për përdorim në dyqane fruta-perimesh, markete dhe ambiente tregtare ku kërkohet matje e saktë dhe llogaritje e shpejtë e çmimeve. Pajisja mundëson përllogaritjen direkte të vlerës së produktit bazuar në peshën dhe çmimin për kilogram, duke përshpejtuar procesin e shitjes dhe duke rritur efikasitetin në punë.
Lehtësi përdorimi: E pajisur me ekran elektronik të qartë, peshorja shfaq njëkohësisht peshën, çmimin për kilogram dhe çmimin total të produktit. Me lehtësi përdorimi ofron zgjedhjen apo ndryshimin e vlerës së produktit kur ju të dëshironi. Mundëson 7 memorizime çmimesh për produkte specifike, duke e bërë më të lehtë dhe më të shpejtë përdorimin e përditshëm. Bateria e rikarikueshme siguron funksionim të vazhdueshëm edhe në mungesë të energjisë elektrike, ndërsa fuqizuesi përfshihet në paketim për karikim të lehtë.
Material Rezistent: Me strukturë metalike të fortë dhe rezistente, kjo peshore garanton qëndrueshmëri afatgjatë në përdorim intensiv. Peshorja mundëson matje peshe nga 1 kg deri në 150 kg, ka fuqi 10W dhe përmasa kompakte 30 x 40 cm, duke kursyer hapësirë pa komprometuar funksionalitetin. Kombinimi i saktësisë, praktikës dhe ndërtimit cilësor e bën këtë pajisje një zgjedhje të shkëlqyer për çdo biznes.
Peshorja është e palosshme duke mundësuar komoditet transportimi dhe magazinimi.

Nuk ka ende komente.