Përshkrim
Pajisje për pastrimin e fekaleve të qenit
Pastroni me lehtësi dhe higjienë: Kapësja me dorezë për pastrimin e fekaleve të qenit është një aksesor praktik që ju ndihmon të mbani ambientin të pastër pa pasur kontakt të drejtpërdrejtë me mbetjet. Është ideale për pronarët e qenve që kërkojnë një mënyrë të shpejtë, të pastër dhe komode për pastrimin gjatë shëtitjeve ose në oborrin e shtëpisë.
Funksionale dhe e lehtë për t’u përdorur: Pajisja funksionon vetëm me një dorë falë dorezës ergonomike dhe mekanizmit me dy susta të qëndrueshme, të cilat sigurojnë kapje të lehtë dhe të saktë. Gjatësia prej 27 cm i’u mban larg papastërtive dhe aromave. Dhëmbëzat në pjesën e përparme kapin mbetjet në mënyrë efikase, ndërsa hapësirat e vogla lejojnë që gurët, gjethet ose mbeturinat e tjera të bien gjatë kapjes.
Dizajn rezistent për çdo sipërfaqe: E prodhuar nga plastikë e fortë dhe cilësore, kapësja është e lehtë në peshë, rezistente ndaj thyerjeve dhe me sipërfaqe që nuk ngjit papastërtitë. Pastrohet lehtësisht vetëm me shpëlarje pas përdorimit. Është e përshtatshme për përdorim në bar, zhavorr, beton, tokë, sipërfaqe të lagështa dhe ambiente të tjera, duke ofruar performancë të besueshme në çdo situatë.

Nuk ka ende komente.