Përshkrim
Orë muri dekorative me Pendulum (lëkundëse)
Pamje elegante dhe dekorative: Kjo orë muri është projektuar për ti dhënë ambientit ku do ta montoni një pamje të sofistikuar dhe tërheqëse. Dizajni modern me lëkundëse në pjesën e poshtme krijon një efekt dekorues të veçantë, duke e kthyer orën në një element që bie në sy në çdo dhomë.
Montim i lehtë: E ndërtuar me strukturë rezistente prej plastike PP, ora garanton qëndrueshmëri në përdorim të përditshëm. Fuqizohet me anë të dy baterive AA 1.5V të zëvendësueshme, ku njëra furnizon mekanizmin e orës dhe tjetra mekanizmin e lëkundëses. Montimi mural është i thjeshtë dhe realizohet lehtësisht nga vetë ju vetëm me një gozhdë ose një vidë.
Dallueshmëri nga distanca: Numrat e mëdhenj janë lehtësisht të dallueshëm edhe nga distanca, duke e bërë leximin e orës të shpejtë dhe të qartë. Modeli ofrohet në dy kombinime elegante ngjyrash: gold me fushë të bardhë dhe gold me fushë të zezë, të përshtatshme për stile të ndryshme arredimi. Me përmasa 67 × 33 × 5.5cm, kjo orë murale ofron praninë ideale dekorative pa e rënduar vizualisht ambientin.

Nuk ka ende komente.