Përshkrim
Ore Dyshemeje me Stativ (Gold)
Dizajn unik dhe dekorues: Kjo orë dekoruese është një element elegant që i shton karakter çdo dyshemeje ambienti. Struktura metalike në ngjyrë gold dhe dizajni modern me ingranazhe lëvizëse krijojnë një pamje luksoze, duke e bërë atë një dekor tërheqës për shtëpi, zyra apo ambiente komerciale.
Material cilësor dhe mekanizëm analog: Ora është e ndërtuar me strukturë metalike rezistente, e projektuar për qëndrueshmëri dhe përdorim afatgjatë. Mekanizmi analog me numra arab i orës mundëson lexim të qartë në distancë, ndërsa ingranazhet lëvizëse i japin një efekt vizual dinamik që e veçon nga modelet tradicionale.
Ora dhe ingranazhet fuqizohet me anë të baterive të zëvendësueshme AA 1.5V (2 për ingranazhet dhe 1 për orën).
Përmasa Kompakte (elegante): Me lartësi 65cm dhe gjerësi 45cm, kjo orë krijon një prani dekorative të dallueshme pa zënë hapësirë të tepërt. Bazamenti me përmasa 45 × 35cm siguron stabilitet, ndërsa vetë ora me dimensione 36 × 8cm harmonizohet në mënyrë elegante me të gjithë strukturën, duke e bërë një zgjedhje ideale për dekorimin e ambienteve moderne dhe klasike.

Nuk ka ende komente.