PerzgjedhjeTransport i shpejtePagese ne dorezim

Multicooker Elektrik 900Watt (R.166)

Ne stok68 shitjeNe Kuzhine

Lehtësisht i përdorshëm. Mundëson gatime të ndryshme në kohë të shpejtë. Fuqia: 900W. Voltazhi: 220 - 240V, 50Hz. Kapaciteti: 3.5 litra. Veshje jo-ngjitëse. 12 modalitete të ndryshme gatimi...

Cmimi aktual
3000 L
Transport i shpejte ne ShqiperiNe stok dhe gati per dergim
Porosit tani
SKU: 6975069401218 Kategori:
  • Transport i Shpejte

    Merrni produktet ne kohe te shpejte.
  • Kthime te Lehta

    Politike kthimi qe ju lejon te blini me qetesi.
  • Gjithmone Autentike

    Produkte te zgjedhura dhe te verifikuara.
  • Blerje te Sigurta

    Porosi me pagese te sigurt dhe suport te shpejte.
Pikat Kryesore

Pse ky produkt bie ne sy

  • Lehtësisht i përdorshëm.
  • Mundëson gatime të ndryshme në kohë të shpejtë.
  • Fuqia: 900W.
  • Voltazhi: 220 - 240V, 50Hz.
  • Kapaciteti: 3.5 litra.
  • Veshje jo-ngjitëse.
  • 12 modalitete të ndryshme gatimi të përzgjedhshme.
Detaje te Shpejta

Cfare duhet te dini para porosise

Gjendja
Ne stok dhe gati per porosi
Kategoria
Kuzhine
SKU
6975069401218

Përshkrim

Multicooker R.166

Multicooker: Aksesor i përshtatshëm për përdorim personal shtëpiak.
Lehtësisht e përdorshme, me kapacitet prej 3.5 Litra mundëson gatim të ushqimeve në mënyrë të lehtë, pa mundim. 
Konsum i ulët energjie – me fuqi prej 900W. 

11 modalitete gatimi: Multicookeri mundëson gatim të ushqimeve të ndryshme në kohë të shpejtë.
11 modalitete të ndryshme gatimi, me kohëmatës të pararegjistruar. Ndër të cilët: Oriz, Drithëra, Skuqje, Kos, Pjekje, Zierje, Pjekje me avull, Gatim me zierje (me kohë më të gjatë), Supë, Ngrohje, 

KEEP WARM: Multicooker-i është i pajisur me funksion për të mbajtur ushqimet e ngrohta. Butoni shërben edhe si funksion ndalimi, për modalitetet e filluara të gatimit.

Funksion Timer: për të rregulluar kohën e gatimit të ushqimeve sipas nevojës tuaj. 
Vendos kohëmatës për gatimin e ushqimeve sipas preferencës.

Përdorimi për herë të parë:

  • Hiqeni pajisjen nga paketimi. 
  • Hiqni qeset e paketimit për secilin aksesor.
  • Hapni kapakun, hiqni tasin e gatimit dhe pjesët e tjera. 
  • Lani me ujë të rrjedhshëm dhe detergjent, tasin e gatimit dhe pjesët e tjera. 
  • Tasin e gatimit sigurohuni që të mos e lani me mjete abrazive, të mprehta, & të forta.
  • Mos përdorni solucion alkalin për larjen e tasit. 
  • Thajini të gjithë aksesorët.
  • Mbushni tasin e gatimit 80% me ujë.
  • Sigurohuni ta vendosni në vendin e saj. 
  • Mbyllni kapakun. 
  • Selektoni butonin Preset, më pas butonin Start për të nisur procedurën. 
  • Kohëmatësi është për rreth 30 minuta.  
  • Pas përfundimit të procesit, hiqeni nga priza & lijeni të ftohet.
  • Zbrazni tasin dhe thani ujin.
  • Pajisja është gati për përdorim. 

Modalitetet e gatimit:

  • Ndizni Multicooker-in. 
  • Pas vendosjes në prizë do të dëgjoni një sinjalizim zanor – (Beep). 
  • Në ekran do të shfaqet (—).
  • Klikoni butonin Menu, për të ndryshuar modalitetin e gatimit 11 modalitete të ndryshme gatimi. 
  • Secili modalitet gatimi ka kohë të pararegjistruar pune, të cilën mund ta ndryshoni me anë të butonit- Timer.
  • Klikoni butonin Start, për të nisur proceduren e gatimit. 
  • Për të ndaluar apo anuluar procesin e gatimit, klikoni butonin Keep Warm-Cancel.

Masa Sigurie:

  • Mbyllni kapakun mirë, për të mundësuar gatim të shpejtë dhe të sigurtë.
  • Përpara përzgjedhjes së procesit të gatimit sigurohuni që tasi të jetë i pozicionuar në mënyrë të duhur.
  • Mos lini sende metalike brenda tasit (lugë, pirunj,etj).
  • Hiqni nga priza pas përfundimit të gatimit. 
  • Pas përdorimit lijeni të ftohet, hiqni tasin dhe lajeni me detergjent dhe ujë të rrjedhshëm. 
  • Pjesën e brendshme të Multicooker-it mos e lagni me ujë.
  • Kapakun mund ta pastroni me leckë.

Informacion shtesë

Peshë 0,1 g/kg
0.0/5
0 reviews
0
0
0
0
0

Nuk ka ende komente.

Bëhu i pari që komenton “Multicooker Elektrik 900Watt (R.166)”

Produkte te ngjashme

Scroll to load more products
Load more