Përshkrim
MP3 për makinë X5
Përshkrim:
Versioni i Bluetooth 3.0 + EDR Class 2:Falë Bluetooth 3.0, lidhja me telefonin është e shpejtë dhe automatike pas konfigurimit të parë. MP3 X5 është i pajisur me mikrofon të integruar, duke mundësuar bërjen dhe marrjen e telefonatave në mënyrë të sigurt, pa pasur nevojë të mbani telefonin në dorë.
Mundëson karikimin e pajisjeve tuaja elektronike:Pajisja shërben gjithashtu si karikues për pajisjet tuaja elektronike, duke siguruar dalje 5V për karikim të qëndrueshëm dhe të sigurt. Në ekran shfaqet voltazhi aktual i makinës dhe frekuenca FM e zgjedhur, çka ju ndihmon të monitoroni gjendjen elektrike të automjetit.
MP3 X5:Ideal për përdorim të përditshëm, udhëtime të gjata dhe për çdo drejtues që kërkon komoditet, siguri dhe argëtim në makinë.
Përdorimi:
- Ndizni makinën tuaj.
- Vendosni MP3 në portën e cigares.
- Në ekranin e MP3 do tju shfaqet për pak sekonda voltazhi aktual i makinës tuaj.
- Në ekranin e MP3 do të shfaqet frekuenca aktuale. (Zakonisht 87.5MHz).
- Ju mund të ndryshoni sipas dëshirës frekuencat në MP3. (Sugjerohet që të gjeni një frekuencë boshe në mënyrë që mos të keni interferencë.)
- Për të ndryshuar frekuencën në MP3 mbani shtypur butonin Play – Pause.
- Frekuenca do të pulsojë (87.5MHz).
- Me anë të butonave (Next < & > Previous) mund të ndryshoni frekuencën (0.1MHz për klikim).
- Rregulloni frekuencat e radios në të njëjtat frekuenca me MP3.
- Me anë të frekuencave të radios bëhet transmetimi i Audios nga MP3.
- Lidhni telefonin tuaj me MP3 me anë të Bluetooth.
- MP3 do tju shfaqet në settings me emrin BT-Car.
- Pas lidhjes së parë, telefoni juaj do të lidhet automatikisht çdo herë.

Nuk ka ende komente.