Përshkrim
Mbajtëse këpucësh dhe stol për t’u ulur (55cm gjatësi)
Fleksibilitet në përdorim: Mbajtësja për këpucë me stol për t’u ulur është një zgjidhje funksionale për organizimin e këpucëve dhe rregullimin në hyrjen e shtëpisë. Ajo ofron një vend të përshtatshëm për t’u ulur gjatë veshjes ose heqjes së këpucëve, duke e bërë përdorimin më praktik për të gjithë anëtarët e familjes.
Montim i lehtë: E pajisur me 2 kate për vendosjen e këpucëve, kjo mbajtëse ndihmon në organizimin dhe sistemimin e tyre në një hapësirë të kufizuar. Produkti montohet lehtësisht dhe vjen me të gjitha pjesët e nevojshme për montim, duke përfshirë çdo vidë bashkë me çelësat për montimin e tyre pa pasur nevojë që ju të përdorni mjete të tjera, duke mundësuar instalim të shpejtë dhe përdorim pa vështirësi.
Dizajn kompakt dhe i thjeshtë: E prodhuar prej druri, kjo mbajtëse kombinon qëndrueshmërinë dhe funskionalitetin me një pamje elegante që përshtatet lehtësisht me korridorin në shtëpinë tuaj. Me përmasa 55 × 40 × 30 cm, ajo vendoset lehtësisht në korridor apo hyrjen e shtëpisë suaj, duke zënë vetëm një hapësirë të vogël dhe duke ofruar një zgjidhje praktike për organizimin e përditshëm.

Nuk ka ende komente.