Përshkrim
Makinë për drift me telekomandë dhe drita LED
Makinë me telekomandë: Kjo makinë me telekomandë me shkallë zvogëlimi 1:14cm, është një dhuratë ideale dhe e përshtatshme për fëmijë dhe të apasionuar pas makinave të driftit. Sistemi me 4 rrota motorrike (4WD) i jep më shumë stabilitet gjatë lëvizjes, ndërsa telekomanda me frekuencë 2.4GHz siguron kontroll të qëndrueshëm deri në 40 metra distancë të makinës me telekomandën.
Përdorim dhe kontroll i lehtë: Makina mund të lëvizë para dhe mbrapa, ka timon rrotullues, rregullim të drejtimit dhe rregullim të shpejtësisë, duke ju lejuar kontroll të plotë mbi makinën tuaj. Telekomanda është e pajisur me buton ON/OFF, si edhe me komandë për ndezjen dhe fikjen e dritave LED, duke aktivizuar njëkohësisht edhe efektin e tymit për ta bërë lojën më interesante dhe të duket si reale.
Bateri e rikarikueshme: Makina përdor një bateri Li-ion 7.4V, 500mAh (14500), 3.7Wh, e cila karikohet për rreth 2.5 orë dhe ofron deri në 20 minuta lojë për çdo karikim.
Ndërsa telekomanda funksionon me 2 bateri AA 1.5V, të cilat nuk përfshihen në paketim.
Dizajni dhe aksesorë shtesë: Makina është e pajisur me drita LED për ta bërë të duket interesante gjatë natës dhe vjen me 4 goma rezervë, të cilat mund të ndërrohen lehtësisht me çelësin 6-këndor të përfshirë. Kombinimi i ndriçimit LED, modalitetit të tymit dhe aksesorëve e bën këtë makinë një zgjedhje ideale jo vetëm për fëmijët, por për këdo që i pëlqejnë makinat me telekomandë.

Nuk ka ende komente.