Përshkrim
Loder per Femije Desert Eagle me Silenciator & Sfera Xheli
Dizajn dhe përmasat: Kjo lodër elektrike ka modelin Desert Eagle, me dizajn kompakt dhe ngjyrë të zezë. Përmasat e saj janë 41×28 cm dhe është e përshtatshme për lojëra me sfera xheli. Lodra është lehtësisht e montueshme dhe është projektuar për përdorim të thjeshtë gjatë lojës. Për funksionimin e saj përdor një bateri Li-ion 14500 me kapacitet 500mAh dhe tension 3.7V, e cila vendoset në pjesën e dorezës.
Plumba xheli: Lodra është elektrike dhe përdor sfera xheli për gjuajtje. Në paketim përfshihet një pako me 500copë. Përpara përdorimit, sferat e xhelit duhet të vendosen në ujë për 3-4 orë, në mënyrë që të zbuten dhe të marrin madhësinë e përshtatshme për përdorim. Bateria është e rikarikueshme dhe në paketim përfshihet fisha USB për karikimin e saj, duke e bërë të mundur përdorimin e baterisë disa herë.
Përdorimi: Bateria e vendosur në dorezë dehet të hiqet çdo herë që duhet të karikohet. Lodra është e rekomanduar për fëmijë mbi 3 vjeç dhe duhet të përdoret sipas udhëzimeve të produktit dhe me kujdes gjatë lojës.

Nuk ka ende komente.