Përshkrim
Lavaman multifunksional kuzhine
Përshkrimi:
Lavaman Kuzhine: Aksesor luksoz i përshtatshëm për kuzhinën e shtëpisë tuaj. Mundëson pamje luksoze në apartamentin tuaj.
Multifunksional: Lavamani është i pajisur me grup multifunksional për të mundësuar jo vetëm pamje luksoze, por edhe komoditet përdorimi.
Lavamani mundëson 4 dalje të ndryshme uji (sipas nevojës), gjithashtu në pjesët anësore është i pajisur me shpëlarëse gotash dhe në krahun tjetër me mbushëse për ujë të pijshëm.
Pajisur me kontenitor solucioni larës të inkorporuar në panelin e grupit të lavamanit.
Secili funksion mundëson lehtësi dhe komoditet përdorimi.
Panel LED – Ambient light: Grupi i lavamanit është i pajisur me panel LED në të cilin tregohet temperatura e uji sidhe ambient light. Drita ambientale mundëson pamje fantastike të lavamanit tuaj – fuqizohet direkt nga rrjeti i ujit (sapo të hapni një nga rubinetat ndizet drita në panel.
Dizajn kompakt: Lavamani ka dizajn kompakt – është lehtësisht i instalueshëm, por për efikasitet dhe komoditet instalimi sugjerohet që instalimi të bëhet nga një hidraulik.
Përmasat:
Përmasa totale: 755 x 445 x 200mm
Përmasa e brendshme: 680 x 330 x 190mm
Përmasa e vrimës së instalimit në kuzhinë: 700 x 355mm – sugjerohet kabineti të ketë gjatësi 80cm.
Kontenitor shpëlarje: 350 x 250 x 85mm
Kontenitor kullimi: 350 x 250 x 85mm.

Nuk ka ende komente.