Përshkrim
Kuti Ushqimi me 5 Ndarje (Çelik inoks)
Kuti Ushqimi me 5 Ndarje: Kjo kuti ushqimi me 5 ndarje perfekt për organizimin e vakteve tuaja të përditshme. Falë hapësirave të veçanta, ushqimet qëndrojnë të ndara dhe të organizuara, duke ju lejuar të merrni me vete lloje të ndryshme ushqimesh në të njëjtën kohë pa u përzier me njëra-tjetrën. E përshtatshme për vaktin e drekës në shkollë apo në punë.
Material Rezistent (çelik inox 304): E prodhuar nga çelik inox 304 me cilësi të lartë, kutia e ushqimit garanton rezistencë të lartë ndaj konsumimit, siguri ushqimore dhe jetëgjatësi në përdorim. Materiali është higjienik, i lehtë për tu pastruar pas çdo përdorimi dhe i përshtatshëm për kontakt të drejtpërdrejtë me ushqimin. Sistemi i izolimit termik ndihmon në ruajtjen e temperaturës së ushqimit për rreth 2 orë, duke e mbajtur atë të ngrohtë për më gjatë.
Dizajn kompakt: Kapaku hermetik i kutisë së ushqimit me mbyllje të sigurt parandalon rrjedhjet gjatë transportimit të ushqimit, duke ju ofruar komoditet dhe siguri maksimale. Me përmasa 30 x 24.5 x 7cm, kjo kuti ushqimi kombinon funksionalitetin, cilësinë dhe dizajnin modern, duke u përshtatur në mënyrë perfekte me nevojat e përditshme të të rriturve, studentëve dhe nxënësve.

Nuk ka ende komente.