Përshkrim
Kufje me Bluetooth (BT-69)
Përshkrimi:
Kufje me Bluetooth: Aksesor të përshtatshëm për përdorim personal, dëgjoni muzikën tuaj të preferuar dhe kontaktoni me të dashurit tuaj pa prekur telefonin, falë mikrofonit të integruar.
Kufjet përdorin teknologjinë Bluetooth, me anë të së cilës mundësohet lidhje e sigurt në distancë deri në 10 metra.
Versioni i Bluetooth 5.4, mundëson lidhje automatike me telefonin tuaj pas lidhjes së parë.
Dalje Audio Cilësore: Seti i kufjeve mundëson dalje audio cilësore, me kualitet të lartë (Hi-Fi). Zë i pastër me Bass të fuqishëm, secila kufje ka diapazon frekuence 20Hz deri në 20KHz, duke ofruar pastërti zëri.
Bateri të rikarikueshme: Kufjet dhe kasa e kufjeve janë të pajisura me bateri të rikarikueshme.
Secila kufje ka bateri me kapacitet 30mAh, të cilët mundësojnë përdorim për kohë të gjatë.
Kasa mbajtëse përveç ruajtjes së kufjeve mundëson edhe fuqizimin e tyre, duke ofruar jetëgjatësi, kasa ka bateri me kapacitet 300mAh.
Dizajn Ergonomik: Kufjet kanë dizajn ergonomik, me anë të së cilit mundësohet komoditet përdorimi, edhe me orë të tëra pa ju bezdisur.
Të ndërtuar me material rezistent plastik PP, janë me peshë të lehtë trupore.

Nuk ka ende komente.