Përshkrim
Kosh Plastik per Mbeturina (120L)
Kosh Mbeturinash: Mbroni ambientin që ju rrethon me anë të koshit të mbeturinave.
Aksesor i përshtatshëm për përdorim në ambiente të ndryshme rezidenciale dhe komerciale.
Organizoni dhe menaxhoni mbeturinat në mënyrë praktike dhe efikase me këtë kosh mbeturinash të riciklueshme me kapacitet 120 litra, i projektuar për përdorim të jashtëm dhe ambiente me frekuencë të lartë përdorimi.
Falë strukturës së fortë prej plastike HDPE, dizajnit funksional dhe rrotave të integruara, ky kosh ofron qëndrueshmëri maksimale, transport të lehtë dhe përdorim afatgjatë në çdo ambient.
Ideale për riciklimin e mbeturinave si plastikë, letër, kanaçe, metal dhe xham, duke kontribuar në mirëmbajtjen e pastërtisë dhe mbrojtjen e mjedisit.
Kapacitet 120L: Me kapacitet prej 120 litrash, ky kosh është i përshtatshëm për ambiente ku grumbullohen sasi më të mëdha mbeturinash.
Ka hapësirë të bollshme e cila mundëson përdorim efikas pa nevojë për zbrazje të shpeshtë.
Zgjidhje ideale, për: Qendra tregtare, Institucione publike, biznese, zyra, ambiente rezidenciale apo industriale.
Material Rezistent: Koshi është i prodhuar me plastikë cilësore HDPE (High Density Polyethylene), material i njohur për rezistencë ndaj: goditjeve, lagështisë, temperaturave të ndryshme, si dhe përdorimit intensiv në ambiente të jashtme.
Higjienë Maksimale: Koshi është i pajisur me kapak, i cili mundëson izolimin e aromave dhe mbrojtjen nga faktorët e jashtëm si: shiu, era, pluhuri, insektet, etj.
Kapaku ofron pastërti në ambiente publike dhe private.
Transportim i lehtë: Koshi është i pajisur me rrota në pjesën e poshtëme dhe me doreza anti-rrëshqitje në pjesën e sipërme.
Rrotat mundësojnë transportim të lehtë dhe lëvizje praktike edhe kur është i mbushur plot.
Doreza ofron stabilitet dhe kontroll të lehtë gjatë përdorimit dhe transportimit.
Ideal për ndarje dhe grumbullim materialesh të riciklueshme, si:
plastikë, letër dhe karton, kanaçe alumini, metal, xham, ambalazhe të ndryshme.
Përdorimi i koshit ndihmon në organizim më të mirë të mbeturinave dhe promovon praktika më ekologjike.
Përmasat e koshit: 94 x 55 x 47cm pjesa e jashtme.

Nuk ka ende komente.