Përshkrim
Kontenitor drithërash 2.5L – me dy ndarje
Aksesor Organizues: Ky kontenitor për drithëra është zgjidhja ideale për organizimin dhe ruajtjen e ushqimeve të thata në kuzhinën tuaj. Me një kapacitet prej 2.5litrash dhe dy hapësira të ndara, ai ju mundëson të ruani lloje të ndryshme produktesh si drithëra, oriz, makarona, bishtajore apo ushqime të tjera të thata në të njëjtën enë, duke kursyer hapësirë dhe duke mbajtur gjithçka të sistemuar.
Material Rezistent (i sigurt): I prodhuar nga plastikë ABS me strukturë rezistente dhe material BPA-Free, ky kontenitor garanton siguri në kontakt me ushqimin dhe qëndrueshmëri në përdorim të përditshëm. Dizajni i tij kompakt me përmasa 24 x 19 x 10 cm e bën të përshtatshëm për tu vendosur lehtësisht në dollapë, rafte apo sipërfaqe kuzhine, pa zënë shumë vend.
Lehtësi përdorimi – Praktik: Për një eksperiencë sa më praktike, kontenitori është i pajisur me kapakë funksionalë në formë luleje në secilën anë, të cilët sigurojnë hapje dhe mbyllje të lehtë. Gjithashtu, treguesi i sasive i printuar në pjesën anësore ju ndihmon të monitoroni nivelin e përmbajtjes në çdo kohë, duke e bërë menaxhimin e ushqimeve më të thjeshtë dhe më efikas.

Nuk ka ende komente.