Përshkrim
Kompresor për makinë (12V & 220V)
Kompresor Emergjence: Aksesor i përshtatshëm për përdorim personal dhe për përdorim profesional. Mundëson fryerjen e gomës tuaj të rënë në kohë të shpejtë. Kompresori mundëson fryerje në rast emergjence, në rrugë ose shtëpi, mjafton ta vendosni në prizë për të mundësuar fuqizimin e saj me korent.
2 modalitete Fuqizimi: E veçanta e këtij kompresori është mundësia e përdorimit të tij në dy modalitete të ndryshme fuqizimi, në portën e cigares (12v i makinës) dhe në prizë normale 220V. Përzgjedhja e opsionit të fuqizimit mundëson ndezjen e kompresorit. mjafton të ktheni çelësin në krahun e 12V kur po e fuqizoni në portën e cigares së makinë dhe në krahun e 220V kur po e fuqizoni në rrjetin e shtëpisë (në prizë normale)
Kompresor i fuqishëm: Kompresori mundëson fryerjen e gomës së makinës tuaj në kohë të shpejtë. Me fuqi fryerje maksimale prej 250PSi, kompresori është i pajisur me tregues presioni për siguri dhe efikasitet përdorimi. I pajisur me tub fryerje me gjatësi prej 45cm, në pjesën fundore tubi është i pajisur me kapse manuale duke ofruar prakticitet përdorimi. Përveç gomave të makinave kompresorin mund ta përdorni për të fryrë komerdare, topa dhe pajisje të tjera me ajër. Në paketim përfshin koka për fryerje produktesh të ndryshme.

Nuk ka ende komente.