Përshkrim
Kompresor emergjence portabël 12V për makinë
Kompresor i përshtatshëm për përdorim personal në raste nevoje dhe raste emergjence.
Kompresori mundëson fryerjen e gomave (të makinës, motorrit apo bicikletës) në kohë të shpejtë pa lodhje.
Fuqi 65W: Kompresori është i pajisur me motor të fuqishëm elektrik me fuqi 65watt.
Fuqi e mjaftueshme për të mundësuar fryerje efikase dhe të shpejtë.
Fuqizimi i kompresorit mundësohet me anë të portës së cigares 12V.
Indikator Presioni: Kompresori është i pajisur me indikator presioni me anë të së cilit mundësohet kontrollimi i nivelit të presionit.
Presioni i treguar në nivel:
0 – 150 PSi ose 0 – 10 Bar.
Adaptorë: Kompresori në pjesën e poshtme është i pajisur me kontenitor plastik, në të cilin përfshihen adaptorë për fryerje të produkteve të ndryshme.
Adaptor për: fryerje topi, fryerje produktesh me ajër.
Lehtësi përdorimi: Kompresori është lehtësisht i përdorshëm.
- Vendosni fishën fuqizuese në portën e cigares.
- Vendosni adaptorin për fryerjen e gomës.
- Shtrëngoni adaptorin në vintilin e gomës.
- Ndizni makinën për të mundësuar fuqizim të plotë.
- Ndizni kompresorin
- Monitoroni presionin.
- Ndaloni kompresorin – pasi të ketë arritur fryerjen në nivelin e duhur
- Hiqni adaptorin nga vintili i gomës.
- Hiqni fuqizuesen nga porta 12V
- Mblidhni fishën e fuqizimit
Kujdes!
Sugjerohet që kompresori të mos punojë për kohë të gjatë pa ndalim.

Nuk ka ende komente.