Përshkrim
Kompresor Emergjence per Makine (150PSi)
Kompresor Emergjence: Aksesor i përshtatshëm për përdorim personal, mundëson fryerje efikase të gomave të makinës tuaj në çdo rast (kudo dhe kurdo).
I projektuar për përdorim të shpejtë dhe efikas, ky kompresor lidhet direkt në portën 12V të makinës (porta e cigares) dhe ofron fryerje të shpejtë për goma automjetesh, motoçikletash, biçikletash apo aksesorë të tjerë me ajër.
Fuqi 130watt – Presion max 150psi: Falë motorit me fuqi 130W dhe presionit maksimal deri në 150 PSI, kompresori garanton performancë të lartë dhe përdorim të lehtë në çdo situatë emergjente apo përdorim të përditshëm.
Indikatori i integruar i presionit ju ndihmon të monitoroni me saktësi nivelin e ajrit gjatë fryerjes, ndërsa çelësi ON/OFF i integruar në trup mundëson kontroll të thjeshtë dhe praktik.
Strukturë Rezistente: Kompresori është ndërtuar me material plastik PP rezistent, duke ofruar qëndrueshmëri dhe jetëgjatësi edhe në përdorim të shpeshtë. Kapsja e valvulës siguron lidhje të fortë dhe efikasitet maksimal gjatë përdorimit.

Nuk ka ende komente.