Përshkrim
Komodine Multifunksionale per Dhome Gjumi (KP-589)
Aksesor Multifunksional për dhomën e gjumit: Sillni luksin dhe teknologjinë moderne në dhomën tuaj të gjumit me këtë komodinë inteligjente multifunksionale, e projektuar për të kombinuar sigurinë, komoditetin dhe dizajnin elegant në një produkt premium. Ideale për ambiente moderne, kjo komodinë ofron funksione praktike dhe teknologji të avancuar për përdorim të përditshëm.
2 Sirtarë: Komodina është e pajisur me dy sirtarë funksionalë, ku njëri prej tyre disponon sistem sigurie me kod, duke ju mundësuar ruajtje të sigurt për sende me vlerë, dokumente apo aksesorë personalë. Hapësira e bollshme e organizimit e bën perfekte për përdorim pranë krevatit në dhomën e gjumit.
Strukturë Rezistente: Ndërtuar me materiale cilësore dhe rezistente si dru MDF, lëkurë sintetike dhe xham i temperuar, kjo komodinë garanton qëndrueshmëri afatgjatë dhe pamje luksoze që harmonizohet lehtësisht me çdo stil interieri.
Dy Bokse Audio: Për eksperiencë moderne multimedia, komodina përfshin dy bokse audio të inkorporuara, nga një në secilën anë, me fuqi 10W secili dhe rezistencë 3 Ohm, duke ofruar tingull të pastër dhe cilësor për dëgjim muzike, relaks apo ambient komod në çdo moment.
Në pjesën e sipërme është integruar karikues wireless me fuqi maksimale 15W, i cili mundëson karikim të shpejtë dhe praktik për pajisjet që mbështesin këtë teknologji. Gjithashtu, ndriçimi LED i inkorporuar ofron tre tonalitete drite: dritë e verdhë, e bardhë e ngrohtë dhe e bardhë klasike, duke krijuar atmosferën ideale sipas preferencës dhe ambientit.
Panel kontrolli – Fuqizues Wireless: Paneli inteligjent i kontrollit në pjesën e sipërme siguron përdorim të lehtë dhe akses të shpejtë në funksionet kryesore të ndriçimit, muzikës dhe karikimit.
Dizajn kompakt: Falë dizajnit kompakt dhe elegant, komodina përshtatet lehtësisht në çdo dhomë gjumi pa zënë shumë hapësirë, ndërsa ofron maksimumin e funksionalitetit modern
Përmasa: 50.3 x 41 x 47.5cm (komodina) dhe 42.5 x 24 x 6cm (secili sirtar).
Përdorim i thjeshtë:
- Lidhni fuqizuesen 12V.
- Prekni butonin e ndezjes me prekje në panelin e kontrollit për të ndezur dritën.
- Për të ndryshuar 3 nivelet e ngjyrave – mjafton të klikoni mbi butonin e ndezjes sërisht.
- Mbajeni shtypur – për të mundësuar kontrollin e nivelit të ndriçimit
- Vendosni një telefon (që suporton karikim wireless) në qendër të panelit të xhamit për të mundësuar fuqizim wireless.
- Bluetooth i boksit ndizet automatikisht – mjafton ta lidhni me telefonin tuaj për të dëgjuar muzikën tuaj të preferuar
(Emri i pajisjes në Bluetooth: KP-589, Kodi i Bluetooth është 1234)
Sirtari i poshtëm është i pajisur me kod.
Manuali i përdorimit për kyçjen me fjalëkalim është:
- Në modalitetin e fabrikës (factory mode), çdo numër plus # mund ta hapë sirtarin.
Për shembull: (1#, 12#, 123#, 1234#, 123456#… - Si ndryshohet fjalëkalimi i përdoruesit:
**#1#123456#(Fjalëkalimi origjinal)#+fjalëkalimi i ri# (kod me gjashtë shifra)+fjalëkalimi i ri#( kod me gjashtë shifra i përsëritur)#
– Fjalëkalimi fillestar për kyçjen është: 123456
– Fjalëkalimi i ri që do të modifikohet duhet të jetë 6 shifra i gjatë.
Shembull: **#1#123456#258369#258369# (ju mund të vendosni kod tjeter në vend të 258369) - Si të rivendosni cilësimet e fabrikës?
Procesi i shtypjes së tasteve:**# 3 # fjalëkalimi me 6 shifra (XXXXXX) # (Fjalëkalimi i modifikuar) (Fjalëkalimi fillestar është 123456)
Shembull: Fjalëkalimi që po përdoret është: 258369
Procesi i shtypjes së butonit për rivendosjen e cilësimeve të fabrikës është si vijon: **#3#258369# - Procesi për rivendosjen e cilësimeve të fabrikës kur harroni fjalëkalimin:**#510048#000000#123456#

Nuk ka ende komente.