Përshkrim
Kasetofon per BMW F30 3-SERIES
Kasetofon i përshtatshëm për: BMW Seria 3 – Seria 4 (2012-2016). I pajisur me modul GPS, mundëson përdorimin e hartave duke shfaqur pozicionin tuaj në kohë reale. Ekran me prekje, 10.25inç HD.Teknologji Bluetooth 5.0 dhe Wi-Fi.
GPS: GPS i integruar mundëson përdorimin e hartave të app të ndryshëm, online apo të shkarkuara, si: Waze, Google Maps, etj. Pozicionimi në hartë bëhet në mënyrë automatike dhe në kohë të shpejtë.
Sistem Android – Modul NIB: Kasetofoni ka sistem të dyfishtë, sistem Android dhe NIB. Me anë të sistemit Android mundësohet:Lidhja me Bluetooth, Navigim me anë të GPS, Ekran me prekje, Instalim aplikacionesh të ndryshme, etj. Kasetofoni është i pajisur me modul sistemi origjinal të BMW CIC, i cili mundëson shfaqjen e opsioneve të ndryshme të sistemit të makinës në kasetofon: Radio (me kualitet zëri), shfaqjen e kameras me trajektore levizjes, GPS, komandim me anë të komandave të timonit dhe panelit.
Split Screen & Sistem parkimi: Kasetofoni mundëson lidhjen me kamera të pasme origjinale (OEM), Aftermarket dhe kamera 360°. Në ekran shfaqen, sensorët e parkimit & kamera me trajektoren e lëvizjes. Kasetofoni është i pajisur me ekran me prekje 10.25inç. Mundëson përdorimin e dy aplikacioneve të ndryshme njëkohësisht.
Lidhje me internet – Carplay & Android Auto: Kasetofoni është i pajisur me modul të brendshëm Wireless dhe ka vend për kartë SIM 4G LTE. Kasetofoni suporton lidhje direkte me smartphone-in tuaj duke mundësuar shfaqjen e hartës, dëgjimin e muzikës apo përgjigjen e telefonatave pa prekur telefonin. Përdor teknologji: Carplay dhe Android Auto.
Kasetofoni sugjerohet të instalohet nga një elektroauto specialist.

Nuk ka ende komente.