Përshkrim
Navigator për E-Class W212 (2009-2016)
I pajisur me sistem origjinal NTG 4.0, duke mundësuar: Navigim GPS, Radio, Bluetooth, USB, kartë memorie (SD). Suport për trajektoren e kameras gjatë ecjes pas, kontroll me anë të komandave të timonit dhe panelit, suport për kamera 360°.
Sistem Android: Navigatori është i pajisur me sistem operimi Android.
Suporton lidhje direkte me telefonat tuaj (Android ose iPhone), me anë të Android Auto ose Apple Carplay. Ekran 10.25inç me prekje, full HD.
Akses në internet: I pajisur me teknologji wireless të integruar dhe valë 4G LTE për të aksesuar internetin, kudo dhe kurdo.
GPS i integruar: Suport për aplikacione të ndryshme hartash online dhe offline, si: Google Maps & Waze. Pozicionim i shpejtë për navigim të sigurtë.
Suport për Kamera: Kamera të pasme OEM (origjinale e makinës) dhe
Kamera të pasme Aftermarket (të instaluara nga ju pas blerjes së makinës) gjithashtu edhe për kamera 360°. Opsionet janë lehtësisht të përzgjedhshme në menu, sipas modelit që ju keni. Në monitor shfaqet dhe trajektorja e ecjes së makinës.
Instalimi sugjerohet të bëhet nga një elektroauto me eksperiencë.

Nuk ka ende komente.