Përshkrim
Karrocë për persona me aftësi të kufizuara elektrike (2x250W – 24V)
Përshkrimi:
Karrocë për Invalidë: Aksesor i përshtatshëm për persona me nevoja të veçanta.
Mundëson lehtësi dhe komodiet lëvizje – me anë të motorrave elektrik.
Karroca është lehtësisht e përdorshme.
Motor elektrik: E pajisur me dy motorra elektrik, mundëson lëvizjen në terrene të ndryshme.
Secili motorr ka fuqi prej 250watt, me voltazh pune 24 volt.
Motorrat mundësojnë shpejtësi lëvizje deri në 6kmph.
Bateri e rikarikueshme: Karroca është e pajisur me bateri të rikarikueshme me kapacitet prej 24V 12Ah.
Bateria mundëson përdorim për 15 deri në 20 kilometra (në varësi të terrenit dhe peshës.
Panel Kontrolli: Karroca është e pajisur me panel kontrolli në krahun e djathtë.
Lehtësisht e aksesueshme dhe e përdorshme. Në panel ju keni mundësinë e ndezjes – fikjes me buton.
Shfaq informacione të nevojshme si niveli aktual i baterisë (me drita LED).
Përzgjedhje e nivelit të shpejtësisë së lëvizjes (me + – në panel). 5 nivele të ndryshme.
Paneli mundëson edhe kontrollimin e sinjalizimeve (majtas-djathtas) dhe sinjalizues zanor.
Ulëse komode: Karroca është e pajisur me ulëse komode. Ulësja mundëson mbështetje dhe shtrirjen tuaj me anë të pistonave në pjesën e pasme.
Karroca është e palosshme, çka mundëson lehtësi transportimi për ta marrë me vete me makinë.
Pyetje të shpeshta:
- A mund ta përdor vetë?
Karroca është lehtësisht e përdorshme, në bazë të moshës apo nevojës sugjerohet edhe prania e një kujdestari. - Si kontrollohet?
Lëvizja e karrocës kontrollohet me anë të panelit në karrocë:
Me anë të butonit mundësohet fikja dhe ndezja.
Butoni + & – mundëson shtimin apo uljen e shpejtësisë.
Butoni me logon e borisë: mundëson sinjalizim zanor.
Butonat me shigjeta (majtas-djathtas) mundësojnë sinjalizimin e kahut të lëvizjes me drita LED.
Me anë të levës mundësohet kontrolli i lëvizjes para-mbrapa dhe majtas-djathtas. - Sa zgjat bateria?
Një karikim i plotë mundëson deri në 20kilometra përdorim. Distanca varet nga terreni ku po lëvizni dhe pesha trupore. - Kur duhet ta fuqizoj baterinë?
Si çdo pajisje elektronike, bateria e karrocës sugjerohet të fuqizohet çdo herë që e keni të nevojshme (pa e lënë të bjerë totalisht (0%). - A mund të shtyhet manualisht?
Po, në raste të ndryshme, ju mund ta shtyni manualisht karrocën.

Nuk ka ende komente.