Përshkrim
Karrige Metalike me Rrota dhe WC për Invalid
Karrige hidraulike: Kjo karrige transferimi hidraulike është zgjidhja ideale për tu kujdesur për personat me lëvizshmëri të kufizuar në shtëpi, spitale apo qendra kujdesi. E ndërtuar me strukturë të fortë nga çeliku me karbon të lartë dhe polipropilen, karrigia mban përdorues me peshë deri në 90 kg. Ajo vjen me lartësi të rregullueshme prej 42 deri në 61 cm dhe mundëson hapje 180 gradë për të transferuar lehtësisht pacientët nga shtrati ose divani pa pasur nevojë ti ngrini.
Komoditet: Pajisja siguron komoditet maksimal falë jastëkut të saj me sfungjer të trashë dhe krahëve mbështetës të veshur me fije poliesteri. Përmasa e ulëses: 39cm gjerësi dhe 44.5cm gjatësi. Siguria garantohet nga një sistem bllokimi i dyfishtë dhe 4 rrota me frena që ofrojnë manovrim të qetë. Kjo karrige është një mjet i nevojshem që redukton ndjeshëm ngarkesën e punës për shoqëruesit ditorë.

Nuk ka ende komente.